26 Shtator, 2017

Fifi, këngëtarja që të bën për vete me zërin dhe tipin simpatik


Në këtë treg të mbushut plot e për plot me këngëtarë, është bërë gati një mision i pamundur që të bësh emër. Këngëtarët e rinj që mëtojnë t’i futen rrugës së muzikës, e shohin se ngado që të tentosh, është shumë e vështirë.fifi

Pjesa komerciale dukej si mënyra më e lehtë për t’u bërë shpejt i njohur, si dhe për të fitur para. Por, edhe aty tashmë emrat janë të shumtë dhe kanë zënë territoret e tyre. Mund ta mendojë që është rrugë e lehtë një vajzë seksi, pasi, siç thuhet shpesh, kënga është edhe për t’u parë.f6

Madje, më së shumti për t’u parë, kjo në rastin e muzikës komerciale. Mirëpo ia ka dalë të futet në treg me shumë sukses një këngëtare kosovare, Fifi. Vajza që u përzgjodh nga Ermal Mamaqi për të qenë pjesë e bandit të tij, e cila performon live çdo të shtunë, tani është bërë shumë e njohur. Ajo nuk ka përdur si armë të saj për çarë në treg pamjen seksi, as ka bërë nga ato këngët e stilit tallava gjithëpërfshirëse.

Me një zë shumë të bukur dhe me tip shumë simpatik, Fifi sot është një këngëtare shumë e pëlqyer. Dhe qershia mbi tortë për këtë verë ka qenë dueti që ajo realizoi me këngëtaren Aurela Gaçe.f7

Për një artiste si Fifi, e cila nuk ka shumë kohë që njihet në tregun e muzik- ës, të arrish të kesh një duet me divën Gaçe është me të vërtetë një supersukses. Fifi është fotografuar këto ditë në plazh, bashkë me kolegen e saj Fjollën. Ne i urojmë sukese në rrugën e saj në muzikë, e cila pa dyshim do të jetë e gjatë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al