Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin ‘’Rudina’’ ku tregoi më shumë rreth projekteve të saj më të reja, por edhe zbuloi disa të fshehta nga jeta e saj private. Ajo ishte e shoqëruar në studio nga qeni i saj , që quhet Beba. E pyetur nga moderatorja Fifi tregoi edhe historinë sesi e kishte blerë qenin. Ajo rrëfen se ishte duke u kthyer nga studioja muzikore dhe e kishte parë në një dyqan në afërsi të rrugës.
‘’Kisha 40 mijë lekë në xhep, qeni bënte 280 mijë lekë.’’ Ajo rrëfeu se kishte lënë 30 mijë lekë kapar dhe ishte kthyer ditën tjetër për ta blerë. ‘’I mora lekët borxh vetëm se mos ma blinte dikush tjetër’’- rrëfeu ajo duke thënë se eshte shume e lidhur me qenushen e saj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al