Filloreta Raçi ishte e ftuar sot në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ku ka rrëfyer më shumë rreth karrierës dhe planeve për vitin e ri që sapo ka nisur. Si një natyrë transparente dhe e drejtpërdrejtë ajo ka folur edhe mbi stonimin e shumëpërfolur në gjysmëfinale të Këngës Magjike, spektakël ku ajo rrëmbeu çmimin e tretë.
‘’Dola në skenë, nisa të këndoja këngën dhe isha me sy mbyllur. Kur i hapa sytë dhe shoh krejt sallën e Palllatit të Kongreseve me drita, aty humba fare, s’mund ta kontrolloja dot, nuk mund ta logjikoja çfarë po ndodhte me mua, në gjithë atë sallë magjike. Mua nuk më kishte thënë njeri që do ndizeshin ato drita’’- u shpreh ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al