20 Prill, 2022

Fifi sqaron dyshimet për shtatzëninë dhe flet për takimin me Donald Veshajn: Jam duke pritur një…


Filloreta Raçi e njohur me emrin e saj artistik si Fifi ka nisur prej muajsh një romancë me Adis Patushin dhe që pasi e bënë publike lidhjen e tyre ata ndajnë shpesh foto së bashku në rrjetet sociale. 

Por një postim i bërë disa kohë më parë nga Fifi dhe Adisi ngriti dyshimet se këngëtarja mund të jetë në pritje të ëmbël. Kjo pasi në mbishkrimin e një fotoje që çifti postuan, ata e quajtën njëri-tjetrin “mami dhe babi.”

Këngëtarja është pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse është shtatzënë. Ajo iu dha fund dyshimeve me përgjigjen e saj, ku shkroi se nëse do të ishte në pritje të një fëmije do ta kishte ndarë lajmin me fansat e saj.

“Nëse do të isha, a mendoni që kisha duruar pa e ndarë me ju”- shkroi Fifi në Instastory.

Një tjetër pyetje që iu drejtua këngëtares është në lidhje me Donald Veshajn, me të cilin krijoi një miqësi të fortë brenda BBV. Madje pas daljes nga formati, ajo i dha mbështetjen e saj nga jashtë aktorit.

“Me Donaldin je takuar”- pyet ndjekësi.

“Jam duke pritur një skeç që ta mabroj që prej 6 orësh”- u përgjigj Fifi.

Prej disa muajsh Fifi dhe e Adisi po jetojnë romancën e tyre në sytë e publikut. Çifti i formuar pak kohë më parë, nuk e kanë pasur aspak problem që ta publikojnë historinë e tyre, duke mos i kursyer puthjet, përqafimet dhe dedikimet plot dashuri për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, këngëtarja nga Kosova u njoh me Adisin nëpërmjet Kledit, ish-banorit tjetër. Në rrjetet sociale, çifti na le të kuptojmë se janë më të dashuruar se kurrë, duke qëndruar së bashku 24 orë në ditë. Kohët e fundit ata kanë nxitur zëra se mund të jenë në pritje të një fëmije.

Ishte Fifi ajo që postoi një foto në Instagram me Adisi duke shkruar “Babi”. Nga ana tjetër, Patushi ka ripostuar foton duke e shoqëruar me të njëjtën emoji si Fifi dhe mbishkrimin “Mami”. Këto epitete që dyshja i kanë vënë njëri-tjetrit kanë ndezur dyshimet se çifi mund të jenë në pritje të një fëmije, megjithatë asnjëri nuk ka reaguar.

Emri i Adisit nuk është i panjohur për mediat shqiptare pasi vite më parë, ai u shfaq në krah të Adrola Dushit dhe dy të rinjtë u bënë prindër të një djali. Shpejt martesa e tyre mbaroi, teksa modelja vendosi të largohej për në SHBA bashkë me djalin e tyre, Troi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al