14 Shtator, 2017

Fillon sezoni televiziv, ja ku do e shihni Viola Spiron


Viola Spiro e ka nisur karrierën e saj televizive si velinë , por shumë shpejt nga viti në vit duket se është konfirmuar në botën e ekraneve shqiptare dhe është bërë pjesë e shoubizit dhe jetës publike. Ju e mbani mend vitin e kaluar ndërsa Violën e kemi parë të jetë në bashkëprezantimin e një emisioni sportiv në Ora News.

Edhe këtë sezon duket se Viola e ka vulosur profilin e saj si një gazetare sporti. Në ekranin e TVSH ajo do të sjellë një emision sportiv dedikuar ndeshjeve të Europa League.

Gjithashtu Spiro nuk vjen si bashkëprezantuese në këtë emision, por do të jetë vetëm duke i shtuar kështu përgjegjësitë si drejtuese programi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al