1 Tetor, 2024

Filmi i ri horror i bën shikuesit të largohen nga kinemaja para se të mbarojë! Burimi: Vrapova aq shumë saqë u rrëzova…


Një film i ri horror që ka dalë së fundi në kinema është aq grafik saqë shumë shikues largohen pa përfunduar. Me një aktore shumë të famshme të Hollivudit, filmi deri më tani është cilësuar si tronditës.

Filmi preku veçanërisht një shikues, i cili komentoi për X: “Nuk duroja dot ta shikoja më, u ndjeva i neveritur. Vraopova nga kinemaja duke u rrëzuar”.

Një tjetër raportoi se ndërsa ai po shijonte filmin dhe po i pëlqente katër persona u larguan nga nga  kinemaja.

Ndërsa ai komentoi: “Hyra pa parë asnjë trailer të vetëm dhe pa ditur vetëm temën e tij bazë. Ishte një tronditje e vërtetë”.

Filmi për të cilin po flasim quhet ” The Substance”, me rolin kryesor të Demi Moore dhe i përshkruar nga kritikët si “absolutisht i çmendur”. Në Film luan gjithashtu Dennis Quaid dhe skenari përfshin elemente të tmerrit satirik me skena veçanërisht grafike, duke e bërë atë ndoshta një nga performancat më të mira të Moore.

Deri më tani, ai ka shënuar 90% në Tomatometer të Rotten Tomatoes, ndërsa shikuesit e kanë vlerësuar 71% me 100 %.

“Substance” tregon historinë e një personazhi  (Moore) i cili vendos të përdorë një drogë të paligjshme për të krijuar një version ” më të ri , më të bukur, më të përsosur” të vetes (Margaret Qualey). Megjithatë, efektet anësore janë të frikshme.

“Është i mrekullueshme, por nëse jeni të dobët psikologjikisht, ky film ndoshta nuk është për ju. Demi Moore është e mahnitshme. Edhe pse  unë do të doja ta shihja përsëri, nuk jam i sigurt që mund ta përballojë atë, ” thuhet në një përmbledhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al