23 Prill, 2022

Finalizohet divorci mes aktorëve Sean Penn dhe Leila Gorge


Sean Penn ka finalizuar divorcin e tij nga aktorja Leila Gorge këtë të premte, raporton TMZ.

Martesa e tyre zgjati pak më shumë se një vit. Dyshja u martuan në korrik të vitit 2020 gjatë kulmit të pandemisë dhe George kërkoi divorcin nga aktori në tetor të vitit 2021.

Fituesi i çmimit Oscar ka folur më parë në lidhje me arsyet e divorcit.

“Ka një grua me të cilën jam shumë e dashuruar, Leila George, të cilën e shoh ndonjë ditë tani, sepse e kam shkatërruar martesën,” tha ylli i “Mystic River” ne një intervistë të dhënë së fundmi për Hollywood Authentic.

Ai shtoi, “Ne ishim të martuar teknikisht për një vit, por për pesë vjet, unë isha një djalë shumë neglizhent.”

61 vjeçari pohoi se nuk e ka tradhtuar kurrë aktoren australiane.

“[Unë] e lejova veten të mendoj se vendi im në shumë gjëra të tjera ishte i rëndësishëm dhe kjo përfshinte vendin tim në ‘të qenit plotësisht në depresion’ dhe ‘të shtyrë drejt alkoolit’ dhe vendin tim në ‘Ambien në orën 11 të mëngjesit, duke parë dhe thjesht duke u dëshpëruar”, shpjegoi ai.

Kjo ishte martesa e tretë e yllit të “Milk”. Ai ishte më parë i martuar me Madonën nga viti 1985 deri në 1989 dhe aktoren e “House of Cards”, Robin Wright nga 1996 deri në 2010. Ai dhe Ëright, kanë dy fëmijë, Dylan dhe Hopper.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al