27 Mars, 2018

Financieri habit me kërkesën e tij: Dua një vajzë më të madhe se veten


Ndryshe nga telefonuesit e tjerë Arjani nga Tirana ka patur një kërkesë specifike. 25-vjeçari tha në emisionin “Aldo Morning Show” se është i interesuar për një vajzë më të madhe se ai në moshë pasi sipas tij vajzat më të vogla nuk e kuptojnë.

Foto ilustruese

“Jam Arjani nga Tirana, 25 vjeç. Unë jam financier në një firmë private këtu në Tiranë. Jam i interesuar për një vajzë më të madhe se sa unë sepse kam patur disa eksperienca me vajza më të vogla se unë dhe nuk më kuptojnë. Dua të jetë deri në 35 vjeç jo më shumë. Unë kam patur një lidhje të gjatë dhe ajo iku jashtë, në Greqi. Ajo nuk u bë e gjallë më. Nga puna ku jam unë është dobët, ndaj mora këtu”, tha financieri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al