19 Prill, 2022

Fiori Dardha dhe partneri i saj celebrohen 5 vite pas dasmës: Mukajeti na la pa martuar


Pavarësisht se ka më shumë se një dekadë me partnerin e saj, Donard Hasanin, dhe është nënë e një djali, moderatorja Fiori Dardha mund të quhet zyrtarisht e grua martuar vetëm pas ditës së sotme.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ajo ka zbuluar se ka vendosur të martohet “ligjërisht” në 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, 5 vite pasi realizuan edhe dasmën.  Ajo tregoi se “mukajeti i ka lënë pa martuar” duke theksuar gjithashtu se nuk e ka marrë mbiemrin e bashkëshortit.

“Dasmë PO! Fëmijë PO! Celebrim?! Mukajeti na kishte lënë pa u martuar ligjërisht…

5 vite pas dasmës, mbrëmë, në 50 vjetorin e bashkëshortit, vendosëm të jemi bashkë edhe në certifikatën familjare.

Tashmë, jemi edhe ligjërisht burrë e grua! P.S: vendosa të mbaja mbiemrin tim”, shkroi ajo krahas videos me bashkëshortin dhe të birin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al