12 Nëntor, 2017

Fiori Dardha lë pas eksperiencën në ‘Dance With Me’ ; merr detyrën premtuese për karrierën


Pas zhurmës në media me largimin e saj nga kompeticioni i ‘Dance With Me’ gazetarja dhe moderatorja Fiori Dardha i ishte kthyer jetës së saj të përditshme teksa çdo ditë shfaqej në ekran në moderimin e emisionit investigativ ‘’Boom’’. Largimi i autores së programit gazetares së njohur Mimoza Picari disa ditë më parë ka bërë që Fiori të marr edhe timonin e autores së programit. Por mesa duket sikundër ndodh rëndom kur dikush merr një detyrë më të lartë, ka paragjykime dhe njerëz kundër. Pikërisht kjo  e ka indinjuar Fiorin e cila u ka dhënë një përgjigje në rreshtat e statusit të mëposhtëm.

Statusi i plotë:

Kur merr persiper te besh diçka, duhet te dish qe do te kesh kunder ata qe do te donin te benin te njejten gje.Do te kesh kunder edhe ata qe do te donin te benin dicka krejt ndryshe nga ajo qe ke ndermend te besh ti.Pooor mbi te gjitha, do te kesh kunder te gjithe ata qe nuk bejne asgje!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al