2 Prill, 2022

Fitime marramëndëse/ Këngëtarja Dua Lipa arrin suksesin e rradhës nga turneu ‘’Future Nostalgia’’


Këngëtarja e njohur me famë botërore Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj. Fitimet e këngëtares nga koncertet kanë shkuar deri në 32.5 milionë euro, pavarësisht pandemisë duke bërë që dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 59.3 milionë.

Kjo rritje marramëndëse besohet se ka ardhur  nga shitja e biletave të bëra nga turneu i saj botëror të ‘’ Future Nostalgia’’, cili ishte planifikuar të zhvillohej pikërisht kur filloi karantina. Nga prilli e deri në qershor të vitit 2020 u anulua dhe është riplanifikuar disa herë. Duke qënë se biletat u hodhën në shitje në vitin 2019, ylli i muzikës pop ka pasur një rritje të ndjeshme në kompaninë e saj ‘’Dua Lip Live LLP’’.

Dua Lipa Tickets - Dua Lipa Concert Tickets and Tour Dates - StubHub

Përfitimet nga kompania ‘’Dua Lipa Limited’’ kapën shifrën 61.2 milionë euro. Albumi i 26-vjeçares “Future Nostalgia” ka qenë një hit mbarëbotëror dhe është albumi më i dëgjuar i një artistej femër në Spotify. Lipa filloi një turne 71 ditor në shkurt, i cili do vazhdoj nga Amerika e Veriut dhe të Jugut, Evropë Australi deri në Zelandë të Re. Turneu po promovon albumin e saj më të fundit me titull “Future Nostalgia”, i cili përmban hite si: “Don’t Start Now” dhe “Levitating”.

Dua Lipa 'Future Nostalgia' Tour in Miami Fashion Breakdown: Photos – WWD

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al