16 Qershor, 2021

Fiton miliona dollarë, Jay-Z padit fotografin për përdorimin e fotove të tij pa leje


Jay-Z ka ngritur padi kundër fotografit Jonathan Mannion, pasi e akuzon për shitjen dhe përfitimin nga fotot e tij pa marrë leje.

jay z (2)

Jay-Z (emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter) punësoi Mannion si fotograf në mesin e viteve nëntëdhjetë dhe Mannion shkrepi “qindra fotografi” të reperit, sipas dokumenteve ligjore të marra nga “Rolling Stone”.

Një nga ato fotografi, ku reperi shihet i veshur me një kostum, kapelë dhe mbante një puro, u bë kopertina e debutimit të rëndësishëm të Jay-Z në 1996, “Reasonable Doubt”.

jay z (1)

Megjithatë, në procesin gjyqësor thuhet se “Jay-Z kurrë nuk i dha leje Mannion të shesë ndonjë nga imazhet. As Jay-Z nuk e autorizoi Mannion të përdorte emrin, ngjashmërinë, identitetin ose personalitetin e tij për ndonjë qëllim.”

Padia thotë se Carter i ka kërkuar Mannion të ndalojë shitjen e fotove të tij, por Mannion ka refuzuar. Për më tepër, padia pretendon se “Mannion tani ka kërkuar që Jay-Z t’i paguajë atij dhjetëra miliona dollarë”.

jay z (3)

Sipas padisë, Mannion “shfaq dukshëm një fotografi të Jay-Z” në faqen kryesore të internetit të tij, ndërsa ai shet gjithashtu bluza të ashtuquajtura “Fame Wall”, të cilat “shfaqin emrin e Jay-Z … mbi artistët e tjerë të njohur që Mannion ka fotografuar.”

Për më tepër, padia përfshin disa fotografi që Mannion i bëri Carter dhe thotë se Mannion shet printime të këtyre fotografive në faqen e tij të internetit për mijëra dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al