Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët shqiptar më të mirë, i vlerësuar gjithmonë për zerin dhe performancat live, por edhe për si trajner radhazi i disa edicioneve të “ The Voice” ku skuadrat e Sidritit kanë shkëlqyer e triumfuar gati gjithmonë. Këtë herë këngëtari na njeh me një pjesë prekëse të jetës së tij. Pikërisht dita e sotme do të ishte pervjetor i largimit nga jetai vajzës së tij Sofi në një moshë shumë të vogël, prej vetëm 19 muajsh.
Nëse ajo do të jetonte sot do të mbushte plot 10 vjeç. Fansat dhe miqtë e kanë ngushëlluar dhe i kanë thënë fjalë force dhe zemre Sidritit, duke dashur t’i qendrojnë pranë. Të njëjtën gjë i shprehim edhe ne, forcë dhe kurajo për jetën që vazhdon. Ja postimi i tij i plotë në Instagram, ndërsa edhe na njeh me foton e vogëlushes së ndjerë:“Kjo është Sofi Sidrit Merjem Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme! “
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al