Këngëtarja Fjolla Morina duket se e ka bërë të rrugës që të na habisë kohët e fundit, pasi para disa ditësh na njohu me një foto ku dukej si shtatzënë, gjë e cila ishte një shaka e këngëtares. Edhe sot ajo ka publikuar një fotografi që s’dimë nëse duhet të besojmë nëse është e vërtetë apo jo.
Është një fotografi e një bisedë që ajo realizon me një mashkull cilit i kërkon të lidhen dhe kur ajo të dashurohet me të, ai ta lërë papritur. Kur djali e pyet për arsyen përse ajo e do një gjë të tillë, këngëtarja i përgjigjet: ‘Kam nevojë për një zhgënjim dashurie që të dobësohem deri në gusht… Mundesh?’
Një deklaratë shumë e çuditshme e këngëtares, e cila sikundër ka shprehur në intervistat e fundit është single.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al