14 Shtator, 2017

Fjorentina dhe tifozja seksi e Shqipërisë në ‘konflikt’ , Olsi ‘molla e sherrit’


 

Menjëherë sapo postuan të njëjtat foto në Instagram, lindën dyshimet se Olsi dhe tifozja seksi e Shqipërisë, Irida Oxa janë në një lidhje. Dhe sigurisht që Fjorentinës “i ka peshuar” më shumë se askujt tjetër pasi nuk do ta besonte se si ish i dashuri i saj e la kaq shpejt pas krahëve ndarjen e tyre.

Mirëpo dyshimet u shuan shpejt  pasi Irid e mohoi të kishte lidhje me Olsin dhe u shpreh se e kishte thjesht shok, ndërkohë që Fjorentinën s’e njihte fare.

Me të njejtën monedhë i është përgjigjur dhe ish-finalistja e Big Brother ku në një intervistë të para disa ditëve u shpreh: “Nuk e njoh kush është kjo? Kushdo që të jetë kjo vajzë i uroj suksese në jetë”

 

Por duket se kjo intervistë nuk i ka pëlqyer aspak Iridës, sepse disa orë më parë ajo ka shkruar në Instastory: “Shyqyr që mësove si bëhet intervista!”.

Pra, “lufta” ka nisur dhe arsyeja sigurisht mbetet Olsi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al