Ditëlindja e Fjorentinës muajin e kaluar riktheu bashkë çiftin e shumë përfolur në media e rrjete sociale. Ishte puthja mes tyre që na bëri të mendojmë se ata mund të kishin vendosur që të riktheheshin bashkë.
Por nuk ka zgjatur shumë dhe çifti janë ndarë sërish. Jo vetëm që nuk janë parë më bashkë, por Fjorentina pak kohë më parë u fotografua nga paparaci i Panorama në bregdetin e jugut duke pushuar me miqtë, teksa një djalë rrinte shumë afër me të. Por me postimin e saj të fundit ajo na ka vërtetuar se është njëqind për qind beqare.
“Po… jam single”, shkruan ajo teksa tregon edhe vendimin që ka marrë.
“Duhet të jesh shumë mahnitës që ta ndryshosh këtë”, shkruan Fjorentina duke lënë të kuptohet se Olsi apo kushdo tjetër që do përpiqet t’i fitojë zemrën duhet të jetë i jashtëzakonshëm.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al