I ka qëndruar gjithmonë shumë afër, i deklaruar prej vitesh si një nga njerëzit më besnikë të tij, por sot që zoti ka bërë ndarjen e bujshme me Partinë që themeloi vetë, secili prej atyre që ishte deklaruar si mik dhe besnik i Berishës, tashmë ishte para një prove të fortë për ta vërtetuar këtë fakt.
Dhe Flamur Noka nuk e ka zhgënjyer asnjëherë ish-Kryeministrin, duke i qëndruar pranë në çdo aktivitet që ai ka ndërmarrë kundër kryetarit aktuar të PD-së, Lulzim Basha.
Edhe në Parlament, Noka i shërben doktorit me devotshmëri, duke i mbajuar dosjet, xhaketën dhe duke e shoqëruar në çdo hap që ai hedh.
/Panoramaplus.al
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al