6 Tetor, 2017

Flasim studiuesit: Nëse nuk keni fjetur mirë, mos merrni vendime të rëndësishme!


Shkencëtarët nga Kanadaja e kanë filluar studimin më të madh në botë për efektet e mungesës së gjumit në tru.

Ekipi nga Universiteti Western në Ontario kërkoi nga njerëzit në mbarë botën që të regjistrohen në testin kognitiv online. E kemi menduar një test të veçantë nga i cili shihej ndikimi i mungesës së gjumit në kujtesë dhe aftësinë për t’u përqendruar.

Grupi i parë e bëri testin deri në katër të mëngjesit dhe pastaj ata mundën të flenë katër orë. Pastaj përsëri e bënë testin kognitiv në mëngjes. Shumica prej tyre shënuan rezultate shumë më të këqija se një natë më parë. Një femër në grup arriti rezultate më të mira se të tjerët.

“Edhe pse ndihem paksa e trullosur, jam mësuar të funksionoj me pak gjumë. Duhet të jem funksionale sapo të më zgjohen fëmijët, kështu që për mua kjo është normale”, tha Sylvie Salewski, nënë e dy vajzave pesëvjeçare.

Pastaj ata e bënë testin nën skanerin MRI, i cili e monitoroi qarkullimin e gjakut kur kanë fjetur mjaft dhe kur nuk kanë fjetur sa duhet. Në skanim shihej se një pjesë shumë më e vogël e trurit punon kur njerëzit flenë më pak, sesa kur ata flenë shtatë deri në tetë orë.

“Kjo është shumë më pak aktivitet në pjesën ballore dhe parietale, zona këto që janë vendimtare për vendimmarrje, zgjidhjen e problemeve dhe kujtesë”, tha prof. Adrian Owen.

 

Ai thekson se kjo është pikërisht arsyeja se pse është e rrezikshme të ngasësh i lodhur për shkak se reagimet janë të ngadalësuara.

 

“Mungesa e gjumit ka edhe efekte të thella në vendimmarrje dhe për këtë arsye duhet të shmanget marrja e vendimeve të rëndësishme në momentet

kur jemi pa gjumë të mjaftueshëm, si për shembull blerja e shtëpisë, pëlqimi për martesë dhe gjëra të ngjashme”, theksoi ai.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al