3 Qershor, 2021

“Fle me grim, sepse…”- Këngëtarja e famshme habit me deklaratën: Bashkëshorti duhet të më shohë të kuruar


Të gjitha vajzat janë mësuar të kenë një rutinë për mirëmbajtjen e fytyrës së tyre, por Dolly Parton bën të kundërtën.

dolly parton (8)

Ylli 75-vjeçar i muzikës country dha një intervistë për “WSJ” dhe zbuloi mes fakteve të tjera interesante se fle me grim dhe e lan fytyrën kur zgjohet në mëngjes, raporton “People”.

dolly parton (5)

Arsyeja për këtë rutinë të lodhshme? Fatkeqësitë natyrore!

Unë e bëj rutinën time të bukurisë dhe pastrimin e fytyrës në mëngjes, sepse zakonisht përpiqem ta mbaj grimin gjatë natës. Sepse kurrë nuk e di nëse do të bjerë tërmet apo tornado, apo stuhi, dhe do të më duhet të dal në mes të natës”, – tha ajo.

dolly parton (1)

Dolly shtoi se edhe pas një dite të gjatë, nuk i pëlqen të shkojë në shtëpi dhe të heqë grimin, sepse bashkëshorti duhet ta shikojë të kuruar. Madje, edhe gjatë pandemisë, ajo nuk e ndryshoi rutinën.

dolly parton (7)

Parton tha se nuk vesh kurrë tuta, as në shtëpi, por mban fustane të rehatshme. Gjithashtu flokët e saj duken gjithmonë mirë, sepse ajo preferon të mbajë paruke sesa të ketë flokë të çrregullt.

dolly parton (6)

Pavarësisht se disa mund ta gjykojnë këtë rutinë, Parton këmbënguli se po bën pikërisht atë që e bën të ndihet mirë.

dolly parton (4) dolly parton (3) dolly parton (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al