13 Shtator, 2017

Flet Barbara Dini, në tetor sjell një nga ëndrrat e Ergit në ekran, ja videoja e tij e fundit


 

Kanë kaluar disa muaj që kur Ergi Dini u nda nga jeta .Dhimbja e madhe e familjes, është ende e freskët, megjithatë e motra, Barbana Dini, ka vendosur që të mos e lërë veten të mbytet nga dhimbja.

E ftuar këtë pasdite në “Rudina”, Barbana rrëfeu si kanë qenë këto muaj për të dhe për familjen e saj pas humbjes së Ergit, por gjithashtu edhe si zgjodhi ta vazhdojë këngën dhe rrugën e tij të mbetur në mes. Për t’u rikthyer, tha ajo, ishte një vendim i vështirë, por duhet ta bënte: “Ishte vendimi më i vështirë për mua, por fatkeqësisht, është e nevojshme që njeriu të ecë përpara. Dhimbjen  duhet ta bëjë pjesë të tij, por jo duke u bërë pre e saj.”

 

 

Maratona e Këngës që u zhvillua gjatë verës e risolli Barbanën në skenë me një këngë të krijuar enkas për dhimbjen e saj. “Me mua” ishte një dedikim për Ergin dhe gjatë sezonit të verës u këndua në çdo shesh nga të gjithë: “Kënga ka qenë dedikuar atij. Arti është një mënyrë të shprehuri, pavarësisht se sot ka marrë tjetër formë. Unë kam qenë dhe do jem derisa të mbyll sytë fansja e zjarrtë e asaj që bëri Ergi, e asaj që mori, por edhe asaj që do bënte. Ai arriti të merrte shumë, pavarësisht limitit të kohës”, – shton Barbana.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al