Nëse keni pasur gurë në veshka, rreziku i riformimit të tyre përgjatë 10 viteve të ardhshme rritet ndjeshëm, gati-gati me 50 për qind. Për parandalimin e sëmundjes nuk ka asnjë metodë të sigurt që mund të aplikohet, veçanërisht nëse keni një histori familjare. Por, një kombinim i ndryshimeve të dietës dhe jetesës, si dhe disa medikamente, mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut tuaj. “Për shumë persona, gurët në veshka janë si zogjtë shtegtarë, ato mund të ikin përkohë- sisht, por kthehen sërish vitin tjetër. Prandaj, një pjesë kryesore e trajtimit ka si qëllim parandalimin e rishfaqjes”, pohon Albana Daka, mjeke laboratori dhe dietologe.
Kalimi i një guri në veshka shpesh përshkruhet si një nga gjërat më të dhimbshme që një person mund të përjetojë. Formimi i tyre vjen si pasojë e grumbullimit të kristaleve të ndryshme në veshkë, të cilët me kalimin e kohës bashkohen me njëritjetrin, duke formuar madhësi të ndryshme të gurit, të cilat shpien në paralizimin e funksionit normal të veshkës, duke e ekspozuar atë ndaj komplikacioneve të ndryshme. Ndër shkaqet kryesore të formimit të gurëve mund të jenë uji i pijshëm, ndotja e ambientit, trashëgimia, stili i jetesës, kequshqyerja, obeziteti apo dhe sëmundje të tjera, që prishin balancat e funksionimit të veshkave.
“Është e rëndësishme të dihet se jo të gjithë gurët në veshka janë njëlloj. Tipi më i zakonshëm i gurëve është ai që formohet nga kalciumi dhe oksalatet. Trajtimi individual për gurët në veshka varet nga lloji i gurit të formuar. Mjeku duhet të përcaktojë përmbajtjen minerale të gurit dhe të identifikojë arsyet mjekësore që mund të kenë kontribuar në formimin e gurëve”, shton doktoresha, e cila na njeh edhe me regjimin ushqimor dhe peshën që kanë produkte të caktuar në minimizimin e rrezikut për riformimin e gurëve në veshka, një patologji kjo e përhapur në masë kohët e fundit.
DR. ALBANA DAKA
Pothuajse çdonjëri prej nesh ka ndonjë të afërm që vuajnë nga gurët në veshka apo ka vuajtur vetë prej tyre. Po çfarë është në fakt një gurë në veshka? Një gurë në veshka është një masë e fortë që formohet nga kristalet në urinë. Në shumicën e njerëzve kimikatet natyrale në urinë nuk lejojnë që të formohen gurët. Veshkat filtrojnë gjakun dhe pastrojnë kripërat minerale të tepërta, si dhe mbetjet e tjera të tretshme.
Veshkat gjithashtu prodhojnë urinë që i nxjerr jashtë këto mbetje nëpërmjet kanalit urinar. Gurët në veshka formohen kur urina tejngopet me minerale të caktuara dhe nuk mund t’i shpërbëjë më në urinë (si në rastin kur keni hedhur shumë sheqer në çajin tuaj dhe nuk mund ta tresni dot, sado që e përzieni).
Mineralet e patretura krijojnë kristale, të cilat bashkohen me njëra-tjetrën dhe formohen gurë të fortë. Kur gurët në veshka janë të vegjël, mund të kalojnë pa u vënë re nëpërmjet urinës. Megjithatë, shpesh ato rriten shumë dhe nuk mund të kalojnë nëpërmjet kanalit urinar dhe disa gurë kanë maja të mprehta e të forta.
Kur këto gurë kalojnë nëpërmjet kanalit urinar, shkaktojnë dhimbje tejet të forta. Në disa raste gurët nuk mund të kalojnë vetë dhe nevojitet trajtim i specializuar mjekësor apo ndë- rhyrje kirurgjikale. Për shumë persona, gurët në veshka janë si zogjtë shtegtarë; ato mund të ikin përkohësisht, por kthehen sërish vitin tjetër. Prandaj, një pjesë kryesore e trajtimit ka si qëllim parandalimin e rishfaqjes. Është e rëndësishme të dihet se jo të gjithë gurët në veshka janë njëlloj.
Tipi më i zakonshëm i gurëve është ai që formohet nga kalciumi dhe oksalatet. Trajtimi individual për gurët në veshka varet nga lloji i gurit të formuar. Mjeku duhet të përcaktojë përmbajtjen minerale të gurit dhe të identifikojë arsyet mjekësore që mund të kenë kontribuar në formimin e gurëve. Trajtimi parandalues mund të jetë me ilaçe dhe/ ose ndryshime në regjimin ushqimor.
REKOMANDIME USHQIMORE:
Rrisni sasinë e lëngjeve: kjo është masa parandaluese më e rëndësishme për të gjithë pacientët që kanë gurë në veshka. Për shembull, një sasi e madhe sheqeri mund të shpërbëhet më mirë në një gotë plot me çaj, sesa në një gotë gjysmë të mbushur. Si udhëzim, pini një gotë lëng (200 ml) çdo orë në kohën që jeni zgjuar, dhe një gotë 200 ml gjatë natës, nëse ju ndodh të zgjoheni për çfarëdolloj arsyeje.
Të paktën 50% e lëngjeve të marra duhet të jetë ujë. Në klima të nxehta dhe për njerëzit fizikisht aktivë, rekomandohet një sasi edhe më e madhe lëngjesh. Kalciumi: kalciumi i marrë nga ushqimet përthithet gjatë tretjes në zorrë. Trupi e përdor këtë mineral për shumë funksione të rëndë- sishme. Çdo tepri që është përthithur nxirret jashtë nëpërmjet veshkave. Pjesa më e madhe e kalciumit në dietë vjen nga qumështi dhe nënproduktet e tij, të tilla si: kosi apo djathi. Kalciumi në këto ushqime zakonisht përthithet lehtësisht. Ushqime të tjera, si perime me gjethe jeshile, gjithashtu përmbajnë sasi të konsiderueshme kalciumi.
Megjithatë, këto perime përmbajnë dhe substanca të tjera, të cilat e pengojnë absorbimin e kalciumit nga organizmi. Zakonisht trupi nuk përthith më shumë kalciumi seç i nevojitet. Megjithatë, në raste të caktuara, organizmi mund të përthithë më shumë kalcium ose mund të përçojë shumë kalcium në veshka. Sasia e madhe e kalciumit në urinë në gjuhën mjekësore njihet si hiperkalcuri. Në disa raste të hiperkalcurisë mund të parandalohet formimi i gurëve në veshka, duke kontrolluar sasinë e kalciumit në dietën ushqimore. Oksalatet gjenden kryesisht në ushqimet me bazë bimore.
Kalciumi kombinohet me oksalatet në zorrë. Kjo e redukton aftësinë e kalciumit për t’u përthithur. Ndonjëherë, gurët nga oksalate apo kalcium-oksalatet formohen sepse nuk ka mjaftueshëm kalcium në zorrë.
Termi mjekësor për oksalatet e shtuara në urinë është hiperoksaluri. Në të tilla raste mjeku mund t’ju rekomandojë të ulni sasinë e oksalateve të marra dhe të rrisni sasinë e kalciumit. Për të bërë këtë, ushqimet me përmbajtje të lartë oksalatesh duhet të reduktohen ose të eliminohen fare nga dieta. Disa nga ushqimet kryesore përgjegjëse për rritjen e nivelit të oksalateve në urinë janë: spinaqi, luleshtrydhet, çokollata, arrat, panxhari dhe çaji. Sheqeri, kripa dhe proteinat shtazore: studimet tregojnë se sasi të mëdha të këtyre lëndëve ushqimore mund të nxisin zhvillimin gurëve në veshka. Duhen shmangur ushqimet e paketuara me sasi të larta sheqeri. Reduktimi i kripës në regjimin ushqimor shoqërohet me reduktim të sasisë së kalciumit në urinë. Rekomandohet që sasia e kripës të jetë diku mes 2300 dhe 3500 mg në ditë. Gjithashtu, njerëzit që kanë tendencë për të zhvilluar gurë në veshka duhet të shmangin konsumimin e proteinave me tepri. Një mjek nutricionist mund t’ju rekomandojë sasinë e duhur për çdo rast. Vitamina C: kur vitamina C përdoret nga organizmi, prodhohen oksalate. Në këtë rast, nëse mjeku ju ka rekomanduar reduktimin e oksalateve në dietë, marrja e vitaminës C si suplement mund të mos jetë një ide e mirë. Duhet të konsultoheni me mjekun.
***
Si mund të parandalohet risku i rishfaqjes së gurëve
TRAJTIMET NË KUSHTE SHTËPIE
Uthulla e mollës njihet për përfitimet e saj të shumta, duke përfshirë edhe trajtimin e gurëve në veshka, duke ndihmuar në shpërndarjen e tyre dhe duke lehtësuar kësisoj dhimbjen. Ju mund të zgjidhni uthull organike të mollës, në mënyrë që ta bëni atë më efektive. Rekomandohet të përzihet me ujë dhe mjaltë e të konsumohet 2 deri në 3 herë në ditë.
FASULE
Për shumëkush mund të duket qesharake, por fasulet mund të jenë të dobishme po ashtu për trajtimin e gurëve në veshka. Fakti që kanë formën e veshkave mund të tregojë se mund t’ju shërojë ju dhe veshkat tuaja. Lëngu i përfituar prej tyre shërben për të lehtësuar dhimbjen që shkakton sëmundja.
SHEGË
Ka shumë njerëz që e duan shegën jo vetëm për shkak të shijes së tyre, por edhe për shkak të përfitimeve të ndryshme shëndetësore. Këtë herë shega mund të jetë gjithashtu efektive në heqjen e gurëve të veshkave, sepse fara dhe lëngu i përftuar prej saj janë shumë të rëndësishme. FASULE Për shumëkush mund të duket qesharake, por fasulet mund të jenë të dobishme po ashtu për trajtimin e gurëve në veshka. Fakti që kanë formën e veshkave mund të tregojë se mund t’ju shërojë ju dhe veshkat tuaja. Lëngu i përfituar prej tyre shërben për të lehtësuar dhimbjen që shkakton sëmundja. Burimi: Natural Remedy Ideas.com · Shtrydhni lëngun e shegës. · Sigurohuni që ju do të pini lëng shegë gjatë gjithë ditës. · Ju mund ta bëni këtë çdo ditë, derisa të arrini rezultatet e dëshiruara.
LËNG LIMONI ME VAJ ULLIRI
Ka shumë njerëz që kanë përdorur kombinimin e lëngut të limonit me vaj ulliri në të kaluarën, për të kuruar problemet e mundshme me fshikëzën e tëmthit. Aktualisht, kjo mund të përdoret si një ilaç për gurët në veshka. Në thelb, natyra acidike e lëngut të limonit ndihmon në thyerjen e gurëve të veshkave. Vaji i ullirit, në anën tjetër, parandalon rritjen e gurëve në veshka. · Shtoni në lëngun e limonit të njëjtën sasi të vajit të ullirit. · Pini këtë përzierje gjatë tri ditëve. · Sigurohuni që do të pini një gotë ujë pas marrjes së tij.
SELINO
Ju ndoshta nuk e dini, por selinoja mund të ndihmojë në parandalimin e rritjes së gurëve të tjerë që mund të fillojnë të formohen në veshka. Ndaj këshillohet që të konsumoni çaj selino çdo ditë.
BORZILOKU
Borziloku është një barishte që shumë njerëz e lidhin me gatimin, por ato gjithashtu mund të jenë efektive për veshkat, duke parandaluar formimin e gurëve. Preferohet që lëngu i tij të konsumohet me mjaltë.
PANORAMA
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al