Ka qenë një ndër të ftuarat e ditës së sotme në emisionin e pasdites ‘Rudina’ duke folur mbi angazhimet profesionale, por edhe për jetën personale.
Bëhet fjalë pikërisht për modelen Elena Lika, e cila është një nga modelet më aktive kohët e fundit, pas realizimit të disa sfilatave në Turqi, apo edhe të disa albumeve me koleksione të fustaneve të nusërisë.
E pyetur nga Rudina se sa e rëndësishme është të kesh një fotograf të mirë që të nxjerr në pah ato që ti ke për të ofruar, duke i nxjerrë në ekran më pas një foto duke u puthur në faqe me fotografin e njohur Endrit Mërtiri.
Pikërisht në këtë moment modelja ka folur edhe për raportin me Endritin , ku shpeshherë në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre. Elena është shprehur se mes tyre ka raporte miqësore, ata janë miq të mirë, por asgjë më shumë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al