7 Qershor, 2018

Flet për herë të parë burri i stilistes që vrau veten: Luftonte me djajtë


Vdekja e stilistes së famshme Kate Spade bëri bujë të madhe kudo dhe të gjithë i preku letra që ajo kishte lënë për të bijën para vetëvrasjes. Kate i kishte shkruar vajzës 13-vjeçare se e donte shumë dhe nuk ishte faji i saj, por duhet të pyeste babain.

Në mediat e huaja bëri bujë lajmi i vdekjes së stilistes së famshme Kate Spade, e cila preku të gjithë me letrën e shkurtër që i kishte lënë së bijës 13-vjeçare.

“Nuk është faji yt. Pyet babanë!”, shkruhej në letrën e Spade. Ndërsa tani ka reaguar bashkëshorti i saj, Andy Spade. Ky i fundit ka rrëfyer për mediat se prej pesë vitesh Kate vuante nga depresioni i thellë dhe kishte kërkuar ndihmën e mjekëve.

“Ajo po trajtohej nga mjekët për të kuruar depresionin që po i merrte jetën shumë njerëzve. Një natë më parë ne komunikuam me të dhe ajo ishte e lumtur. Nuk dha asnjë shenjë apo paralajmërim se do ta bënte këtë. Jemi të shokuar. Nuk ishte ajo. Ishin djajtë me të cilët ajo po luftonte prej kaq shumë kohësh”, është shprehur Andy.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al