Fjetja pa rroba bën që trupi ta ketë më në kontroll temperaturën e tij, por jo vetëm… Kështu janë shprehur mjekët, të cilët gjithashtu kanë dhënë edhe disa shpjegime se pse është më mirë të flini zhveshur.
Lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm
Nëse flini zhveshur trupi juaj ka mundësinë e prodhimit në sasi më të mëdha të melatoninës dhe të hormoneve të rritjes, të cilat ndikojnë efektivisht në anekset e trupit.
Lirshmëri në lëvizje
Sigurisht që nëse nuk vishni rrova gjatë gjumit do të ndiheni më të lirshëm dhe komodë në lëvizje. Gjithashtu nuk do të djersini gjatë natës.
Një jetë më të pasur seksuale
Sigurisht që çiftet të cilët flenë pa rroba janë më të predispozuar për të kryer marrëdhënie seksuale spontane.
Më pak stres.
Të fjeturit zhveshur redukton nivelin e kortizolit, hormonit i cili shkakton stresin
Jo më pagjumësi
Doktorët e rekomandojnë këtë mënyrë të fjeturi për të gjithë ata të cilët vuajnë nga pagjumësia.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al