Sipas një studimi të Universitetit të Alabamës, rezulton se personat që kanë mungesë të theksuar gjumi rrezikohen nga iktusi cerebral. Ky ka qenë rezultati alarmant i bërë nga studiuesit amerikan mbi efektet qe ka mungesa e gjumit dhe sipas tyre, rreziku për iktuset cerebrale rritet katër herë më shumë kur personat flenë më pak se 6 orë.
Një tregues ky shqetësues, sidomos përsa i përket individëve të shëndetshëm, atyre me një peshë në normë dhe atyre pa faktorë të tjerë rrezikues.
Simptomat e fillimit të një iktusi janë:
-mpirja e papritur në njërën anë të trupit me humbje të fuqisë në këmbë, krah apo fytyrë, hemiparezë;
-vizion i paqartë në një ose të dy sytë;
-vështirësi në të folur, humbje ekuilibri, konfuzion mendor, marrje mëndsh, cefale.
Efektet mund të jenë të lehta por kurrë nuk duhet të nënvlerësohen. Duke analizuar shkaqet iktusi ndahet në ishemik apo hemorragjik. Ishemik nëse vjen nga mbyllja e pjesshme ose totale e një ene shkaktuar nga një tromb (mpiksje gjaku që formohet në tru), ose nga një emboli (trombë ose flluskë gazi), që transportohet me rrjedhjen e gjakut.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al