19 Maj, 2022

“Flisni sa të doni!” Fisnik Syla reagon pas akuzave për mashtrim


Biznesmeni i njohur Fesnik Syla vazhdon të jetë sërish në qendër të vëmëndjes përsa i përket jetës së tij personale. Së fundmi nëpërmjet një videoje në instagram ai është shprehur se nuk ndikohet aspak nga ajo cfarë thonë të tjerët.

Folni sa të doni, se spo ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”. Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.

Syla njihet për jetën luksoze që bën, e kjo vihet re sidomos nga udhëtimet në vendet e shtrenjëta qe bën ai. Së fundmi u zbulua se Fisniku po denoncohet për një tjetër mashtrim. Këtë herë ish-partneri i saj është paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Vlera e parave që Syla duhej t’i paguante kompanisë ishte 50 mijë euro. Por vetëm dy ditë më vonë, makinat u rishiten te një tjetër biznes, për 31 mijë euro, para të cilat Fisnik Syla i mori kesh dhe u largua për në Dubai. Por teksa ndodhte e gjithë skena e mashtrimit, duket se makina i është ‘dhuruar’ edhe këngëtares së njohur.

Në atë kohë këngëtarja publikoi në rrjetet sociale fotot teksa shfaqej me makinën luksoze, dhuruar pikërisht nga Fisniku, që në atë kohë ishte ende i panjohur për publikun. “O Zot, befasi”, shkroi ajo sipër njërës video që e ndau me ndjekësit. Megjithatë dhurata luksoze nuk u pa më në Instagramin e këngëtares, kjo për faktin se ish-partneri i saj e kishte rishitur, pa paguar më parë blerjen e tyre. Nuk dihet nëse Fjolla ishte në dijeni se vetura që po reklamonte në rrjetet sociale ishte pjesë e një mashtrimi bërë nga partneri i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al