28 Shtator, 2017

Flori i “Portokalli” flet mbi largimin dhe planet për të ardhmen


Zbulon planet për të ardhmen e tij,  gjithashtu na tregon  të vërtetën e largimit nga “Portokalia.

Një ndër personazhet më të përfolura në media gjatë kësaj kohe. Largimi i tij nga  portokallia është shkruar dhe komentuar pafund. Në një intervistë në Skype me emisionin “Wake Up”, Binaj komentoi largimin me një thënie të vjetër. “Përse bëhet lufta? Për paqe,” është përgjigjur aktori, duke na shtyrë të mendojmë se gjithçka ka ndodhur për të arritur më të mirën. U tha se largimi i tij do të ndodhte si pasojë e një mosmarrëveshjeje me produksionin në lidhje me kontratën, por duke qenë se do vazhdojmë ta shohim të dielave në Top Channel, duket se u arrit një gjuhë e përbashkët sigurisht në favor të Florit, shkruan anabel.maxresdefault-11

Drejtuesit e emisionit të mëngjesit përfituan nga kjo bisedë për të zbuluar diçka më shumë rreth sezonit të ri dhe ndryshimeve që do të ndodhin në Portokalli. “Jo gjithmonë i njëjti personazh do jetë i njëjti nga fillimi në fund, sepse kështu ka më shumë larmi,” tregon babai i dy fëmijëve, ndërsa vijon duke treguar sfidat e të performuarit çdo javë para publikut. “Puna jonë është një punë shumë e ndyrë. Procesi i të menduarit dhe prodhuarit nuk mbaron asnjëherë. Ti mbaron sezonin, por truri vazhdon të prodhojë vazhdimisht,” shpjegon Flori.

Por mesa duket Binaj ka treguar edhe për planet e së ardhmes, ai mesa duket do vijë më projekte të reja për ne,  “Koha jashtë Portokallisë është e mjaftueshme për projekte të tjera. S’dua të bëj premtime, por publiku do më shohë ndryshe dhe do të mbetet shumë i kënaqur,” përfundon ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al