Pasi i mungoi për disa kohë skenës dhe tregut muzikor me këngë të reja, kantautaori i njohur dhe i dashur për publikun, Flori Mumajesi ka vendosur të kthehet fuqishëm.
Ai edhe gjatë pauzës që bëri, nuk hoqi kurrsesi dorë nga të prodhuarit muzikë të mirë dhe këngë të reja.
Për të gjithë adhuruesit e tij, Flori ka dy lajme të mira të cilat i ka ndarë me ndjekësit në ‘Instagram’. janë dy këngë të reja të cilat do vijnë së shpejti, “Thjesht të du” dhe “Mbaroj”.
Në videon e publikuar në ‘Instagram’, këtë të diel, Flori tha se po vazhdon të punojë.
“E diela ështën pushim, por unë po punoj. Dy këngë po vijnë, “Thjesht të du” dhe “Mbaroj.”
“Thjesht të du” është kënduar në një dasmë dhe ka qenë kartolina e çifit, që mezi pres ta këndoj në dasmën time….”.
Këngëtari gjithashtu ka publikuar dy pjesë të vogla dhe e ka lënë në dorë të fansave se kë këngë të publikojë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al