28 Shtator, 2017

Flori Mumajesit i mungon dikush: U bë kohë e gjatë që kur ti…


Flori Mumajesi është ndër këngëtarët dhe kantautorët më të pëlqyer tek publiku, ndaj çdo gjë nga jeta e tij private ka interes tepër të madh tek ata që e ndjekin, e dëgjojnë, dhe e pëlqejnë.

Shpeshherë në media është përfolur për një lidhje mes tij dhe këngëtares Elvana Gjata. Shumë herë u aludua dhe u shkrua në media, por asnjëherë asnjëri prej tyre nuk e pranoi atë lidhje publikisht, shkruan opinion.al

 

Producenti së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes po ashtu edhe për një lidhje të mundshme me moderatoren kosovare Liberta Spahiu, e cila po ashtu është thënë në media po prej dy protagonistëve nuk është pranuar.

Megjithëse Flori nuk ka preferuar të flasë për asnjërën prej tyre troç, janë disa sinjale që ai jep herë pas here. Balada “Me shpirt” “Me fjalë të vogla”, apo “Pa jetë”e më pas ndonjë detaj tjetër.

 

Por në postimin e fundit Flori na e tregon pak më hapur që dikush i mungon. 35-vjeçari ka postuar një video me kujtime nga momente të ndryshme të tij krah së cilës ka shkruar: ‘Më mungon.’ Nuk besojmë se personi që i mungon është ndonjë nga miqtë e tij prandaj nuk po vendosim dot mes Elvanës dhe Libertës.

 

 

Fansi i vjeter i Vejshta @redon.makashi dhe sigurisht me fat qe kaq vite punoj me ty maestro @gjiciarjan

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Po ashtu pas saj një video tjetër ka pasuar, ku Flori ka bërë një kover me një nga këngët e Redon Makashit, dhe teksti është pikërisht i njëjtë në mesazh, ku i këndon dashurisë së shkuar: ‘U bë një kohë e gjatë kur ti ke shkuar, në këtë qytet më s’të kam parë, jam ndjerë shumë vetëm më beso …’

 

Kush po e mundon dhe po i mungon kaq shumë Flor Mumajesit ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al