25 Shtator, 2017

Florian Binaj do qëndrojë në Portokalli, ja çfarë ndodhi mes tij dhe Top Channel-it


Lajmi për largimin e Florit nga “Portokalli” bëri shumë bujë në media dhe u përfol pop ashtu edhe në rrjetet sociale së shumti.

Aktori me rolet e tij kishte rrëmbyer  pëlqimin absolut të publikut duke u kthyer në të preferuarin e  tyre. Por ai vendos të largohej nga spektakli pasi nuk iu plotësuan disa kushte që kishte vënë. Flori  pati mosmarrëveshje në lidhje me autorësinë e roleve të tij. Binaj donte që rolet të mbanin autorësinë e tij si dhe fitimet e  klikimeve në Youtube t’i merrte ai vetë dhe jo Top Channel.

Si duket, largimi i tij nga “Portokalli” i kushtonte më shumë televizionit sepse fitimet e klikimeve nga videot e hedhura në Youtube ndaj ka vendosur t’ia njohë autorësinë e videove.

Sot, njëra nga moderatorët e Top Channel, Arbana Osmani ka postuar një foto me Florin ku shihen duke pirë kafen e mëngjesit afër ambienteve të televizionit. Kjo na bindi edhe më shumë për faktin se Flori do vazhdojë të qëndrojë në ‘Portokalli’ dhe se së shpejti do të shihni ‘policin tuaj të preferuar’ ashtu siç e keni pëlqyer gjithmonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al