17 Tetor, 2017

Floriana Garo në pritjen e ëmbël, konfirmon shtatzëninë


Floriana Garo është shtatzënë. Vetë moderatorja, nga Zvicra ku ndodhet aktualisht e ka konfirmuar lajmin për Opinion.al duke u shprehur se po jeton momente lumturie. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi Floriana është në muajt e parë të shtatzënisë, por me siguri që në vijim do të kemi lajme të tjera mbi këtë pritje të ëmbël.

Larg impenjimeve dhe jetës së kryeqytetit moderatorja ka treguar  se po jeton një periudhë qetësie, që me siguri i jep mundësinë t’i shijojë ditët e shtatzënisë. Në fotot e publikuara në Instagram, moderatorja simpatike duket tepër në formë dhe si gjithmonë e buzëqeshur, ndërsa shenjat e shtatzënisë ende nuk kanë nisur të shfaqen.

Ish-prezantuese dhe autore e emisionit “Jo vetëm modë” në TV Klan, Floriana Garo, pak muaj më parë i ka surprizuar të gjithë teksa deklaroi fejesën dhe u zhvendos në Zvicër . Ndoshta kjo ishte arsyeja se pse ajo u largua nga Shqipëria duke lënë pas karrierën e saj televizive.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al