29 Shtator, 2017

Floriana Garo rrëfehet për herë të parë pas largimit, martesa dhe planet për fëmijë


Menjëherë pas lajmit të fejesës në media qarkulluan fjalë se moderatorja e njohur shqiptare ishte në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ky lajm u përforcua kur u tha se Floriana Garo përfundimisht po shkëputej për të jetuar pranë partnerit të saj në Zvicër. Në një intervistë për emisionin ‘Lart e poshtë’ të fundit duket se Floriana Garo i ka thënë të gjitha.

“E kam dëgjuar lajmin e shtatzënisë. Kjo tregon se nuk po kujdesem mjaftueshëm për trupin tim këto kohë dhe duhet t’i rikthehem palestrës dhe fitnessit.” –është shprehur ajo. Ndërkohë ish moderatorja e emisionin ‘Jo vetëm modë’ ka treguar se është duke u marrë me një kurs frëngjishteje dhe po mundohet të përshtatet me jetën e saj të re në Zvicër.

Ndër të tjera Floriana ka shtuar se dhe martesa do të jetë diçka spontane dhe nëse gjithçka shkon mirë ata do të kenë dy ose tre fëmijë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al