29 Gusht, 2017

Floriana Garo shpërngulet zyrtarisht në Zvicër me të fejuarin


Bukuroshja e ekranit shqiptar, qe do i mungoje tani e tutje, Floriana Garo, duket se pas pushimeve qe beri ne Shqiperi kete vere, ka nisur zyrtarisht jeten e saj te re ne krah te te fejuarit te saj ne Zvicer.

Garo është zhvendosur në Gjenevë ku edhe jeton i fejuari i saj.

Ajo ka përditësuar të dhënat në rrjetin social ‘Facebook’ duke shkruajtur se është shpërngulur në shtetin tjetër. Një kapitull i ri për moderatoren e njohur që ishim mësuar ta shihnim në ekran për disa vite.

Ajo drejtoi për disa sezone me rradhë emisionin ‘Jo Vetëm Modë’ derisa njoftoi papritur se sezoni që lamë pas ishte ai i fundit. Fill pas njoftimit të saj, ajo bëri të ditur edhe fejesën me një jurist të njohur shqiptar në Zvicër, Enis Dacin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al