“Jo vetëm modë” është padyshim një nga emisionet më të ndjekura të ekraneve shqiptare. Mbyllja e sezonit të kaluar shënoi edhe largimin e moderatores së emisionit , Floriana Garos. Floriana u largua pas fejesës nga Shqipëria dhe vetëm pak ditë më parë ajo na lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale se ishte vendosur përfundimisht të jetonte ne Zvicër pranë partnerit të saj.
Bukuroshja që do të zëvendësoje Florianën nuk është e panjohur as për publikun shqiptar dhe as për vetë televizionin Klan. Jo më pak se para disa ditësh ajo se bashku me Klea Hutën mbyllën një sezon të suksesshëm të “Maratonës së këngës”. Sikundër besoj e keni kuptuar të gjithë bëhet fjalë për Nevina Shtyllën. Nevina është ish miss dhe ka prezantuar për shumë kohë programin rinor “Next” në Vizion+. Ajo ka konfirmuar për revistawho.com se do të jetë ajo që do të zëvendësojë Florianën dhe se për të ka qenë e pamundur t’i rezistonte një propozimi të tillë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al