3 Mars, 2022

Fokusi tek lufta në Ukrainë/ Gazetarja ‘jep alarmin’: Ritet satanike në varrezat e Durrësit po rrezikojnë fëmijët


Vëmendja e gjithë botës është fokusuar tek lufta Ukrainë-Rusi, duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet atje. Por duket se nga kjo situatë, një tjetër zhvillim po kalon pa u vënë re shumë në vendin tonë.

Moderatorja Aida Shtino ka ‘vënë alarmin’ se teksa të gjithë e kanë mendjen tek lufta, në vendin tonë ka hyrë një rrymë shumë e rrezikshme. Duke iu referuar të rinjve që kryejnë ritual në varrezat e Durrësit, gazetarja shprehet se fëmijët duhet të ruhen nga këto rite satanike të rrezikshëm për jetën.

Statusi i Aida Shtinos

Se ju ka ngelur mendja tek Ukraina dhe ajo qe ndodh aty, por doja tiu pyesja a dini gje per ritualet satanike qe behen ne varrezat e Durresit…???  A jeni ne dijeni se ne Shqiperi ka hyre nje rryme shume e rrezikshme , qe po rekruton te rinjte tane ne rituale te tilla…?

Apo cna duhet ne,  si thoni larg eshte Durresi kemi me afer Ukrainen…?

A me qe ra fjala,  sot e pate foton e rradhes se Zelenskit , kete here doli me gruan,  se duhej te dinim edhe me ke eshte martuar…?

Kujdesuni per femijet tuaj po e perseris , jo me larg se tre dite u kapen disa te rinj qe kryenin rituale satanike te rrezikshme per jeten e tyre dhe jo vetem !!! ?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al