3 Tetor, 2017

Forma jote e fytyrës tregon diçka për jetën seksuale


Nëse nuk e kishit menduar ndonjëherë, tani pas këtij artikulli do të filloni ta mendoni. Një studim gjen një lidhje mes formës së fytyrës dhe jetës seksuale.

Sipas tij, njerëzit me fytyra më të gjata dhe më të gjera, kanë një jetë më aktive seksuale. Hulumtimi u drejtua nga Steven Arnocky, një profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Nipissing, Kanada. Pas disa vitesh kërkimesh ekipi i Arnocky gjeti lidhjen midis raportit gjerësi-gjatësi të fytyrës me aktivitetin seksual të një individi.

 

Për dy eksperimentet u morën në studim 457 pjesëmarrës, të gjithë aktivë seksualisht. Sipas të dhënave rezultoi se të gjithë femrat dhe meshkujt me një fytyrë të ashtuquajtur të gjerë ishin më të dhënë pas seksit.

Nëse do të pyesnit nëse tiparet e tjera për shembull, si mollëzat e ngritura apo jo luajnë një rol kyç në jetën seksuale, shkencëtarët nuk e mbështesin këtë lidhje.

 

Arnocky pohoi se, karakteristikat e fytyrës mund të përcjellin gjithashtu informacione të rëndësishme në lidhje me sjelljet seksuale të njeriut. Për shembull; burra me një fytyrë të gjerë janë më agresivë, dominantë dhe më pak romantikë. I njëjti studim gjithashtu zbuloi se ata konsideroheshin më tërheqës si partnerë seksual afatshkurtër në krahasim me meshkujt me fytyrë të hollë e të gjatë, ndonëse në përgjithësi grupi i parë i meshkujve nuk konsiderohet si tërheqës për femrat./ The Independent/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al