8 Mars, 2022

FOTO/ “A mund të jem ne sezonin e tretë?”, Luis Hamilton i shpreh kërkesën yllit të filmave të Spiderman-it


Luis Hamilton ishte i pranishëm një sfilatë mode që zhvillohej në Paris ku ndodhej gjithashtu dhe aktorja e filmave hollivudianë, Zendaya.Aktorja është e famshme për shumë filma ku më të spikaturit janë ato të Spiderman me aktorin Tom Holland, por dhe seriali “Euphoria”.

Pikërisht këtu është ndalur dhe Luis Hamilton. Piloti legjendar i ‘Formula 1’ ka postuar një foto në Instagramin e tij, ku pranon publikisht se e ka pyetur aktoren nëse mund të ishte pjesë e sezonit të tretë të serialit “Euphoria”.

Britaniku nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e tij që një ditë të merrte pjesë nëpër filma. Ku i dihet ndoshta mund të shohim Hamiltonin të shkëlqejë në një fushë tjetër përveç pistave të garave.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lewis Hamilton (@lewishamilton)

PANORAMA SPORT. AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al