13 Mars, 2022

FOTO/ Abramoviç në lidhje të fshehtë dashurie? Gazetarja zbulon femrën ukrainase që i “vodhi” zemrën e manjatit rus


Roman Abramoviç po kalon ditë shumë të vështira për shkak se qeveria britanike ka vënë snaksione ndaj tij dhe klubit të Çelsit. Gjithçka nisi për shkak të luftës që Rusia nisi ndaj Ukrainës, por kush tha që miliarderi nuk i ka qejf femrat ukrainase?

Gazetarja ruse Bozhena Rinska ka zbuluar për një lidhje të fshehtë të Abramoviçit me prezantuesen Aleksandra Krendjuk, e cila ka rrënjë ukrainase. Bozhena kishte thënë se romanca mes të dyve kishte nisur që tetorin e kaluar, rreth katër muaj para luftës në Ukrainë.

“E dashura e re e Abramoviçit është shumë interesante. Në fillim të vitit dolën lajme që Aleksandra Korendjuk ja ka marrë zemrën oligarkut. Ka shumë pak informacione për vajzën, por thuhet që ajo është themeluesja e një kompanie muzike. Gjithashtu ka provuar të jetë e suksesshme dhe në aktrim.”, u shpreh gazetarja

@PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al