2 Prill, 2022

FOTO/ Aktorët e njohur mirëpresin fëmijën e tyre të parë


Aktorët e njohur Shia LaBeouf dhe Mia Goth janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti u pa duke ecur në Pasadena, Kaliforni, teksa po mbanin një karrocë fëmije. Është e ende paqartë se kur ka ardhur në jetë fëmija i tyre i parë dhe nëse ata mirëpritën një djalë apo vajzë.

Lajmi për shtatzëninë e Goth-it u konfirmua në shkurt pasi aktorja, u fotografua e veshur me një këmishë të bardhë me mëngë të gjata që ekspozonte barkun e rrumbullakosur. Çifti u martua në një ceremoni në Las Vegas në vitin 2016.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al