16 Maj, 2022

FOTO/ Aktorja 61-vjeçare shfaqet më elegante se kurrë teksa mbërrin në Francë për Festivalin e Filmit


Julianne Moore ka mahnitur përsëri me pamjen e saj elegante ndërsa mbërrinti në aeroportin e Nice në përgatitje për  Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktorja 61 vjeçare, u shfaq e veshur e tëra në të zezë; xhaketë dhe pantallona teksa u fotografua në Francë.

Ylli i Still Alice duket se zgjodhi rehatinë atë ditë, pasi të gjithë veshjen e kombinoi me një palë atlete të bardha, të cilat duken mjaft komode.

Ikona e Hollivudit ishte e gjitha e buzëqeshur teksa mbante një palë syze dielli dhe kalonte nëpër portën e mbërritjeve duke firmosur autografe për fansat.

Julianne luan një rol kryesor në debutimin regjisorial të Jesse Eisenberg në filmin e tij “When You Finish Saving The World.”

Aktori Finn Wolfhard gjithashtu luan një rol kryesor në filmin që do të jetë premierë më 18 maj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al