30 Prill, 2022

FOTO/ Angelina Jolie shfaqet papritmas në një kafene në Ukrainë: Shkova vetëm për…


Aktorja Angelina Jolie ka befasuar qytetarët ukrainas, pasi shkoi në një kafene në Lviv të shtunën.

46 vjeçarja, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq e veshur sportive në kafene, me Maya Pidhorodetska, e cila  postoi një video të aktores së famshme në Facebook .

“Asgjë speciale. Vetëm Lviv. Unë shkova vetëm për të pirë kafe. Thjesht Angelina Jolie.Ukraina është thjesht e mbështetur nga e gjithë bota”, ka shkruar ajo në gjuhën ukrainase pasi filmoi aktoren, e cila përshëndeste me dorë nga banaku.

Fansat e saj në qytetin ukrainas, mu mblodhën për të përshëndetur Jolie ndërsa forcat ruse u mblodhën në lindje të vendit për një sulm të ri. Pamjet tregojnë se ajo po jep autografe për fansat e saj në Ukrainë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al