10 Shtator, 2024

FOTO/ Apple prezanton iPhone 16, celularin e parë të integruar me Inteligjencë Artificiale


Apple ka zbuluar sot iPhone 16, smartfonin e parë të tyrin, të ndërtuar me inteligjencë artificiale.

IPHONE 16

AI gjeneruese e Apple, si ChatGPT, krijon tekst dhe imazhe bazuar në kërkesat e përdoruesve.

Linja e iPhone 16 Pro është më e madhe, me 0,2 inç  më shumë se modelet e vitit të kaluar. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, duke i lejuar përdoruesit të shohin dhe të bëjnë më shumë në ekran.

Apple tha se pajisjet janë ndër më hollët të prodhuar deri më tani, kanë jetëgjatësinë më të gjatë të baterisë se cilindo prej iPhone-ve të saj dhe vijnë në katër ngjyra, titan i bardhë, titan më i errët, titan natyral dhe një titan shkretëtirë me ngjyrë kafe.

GXDU8E9bEAA7pdD

iPhone 16 i ri do të fillojë nga 799 dollarë, tha kompania të hënën,  iPhone 16 Plus do të fillojë nga 899 dollarë dhe çmimi me i lartë arrin në 1599 dollarë.

Kompania kishte lënë të kuptohet tashmë për disa nga veçoritë e reja të AI të Apple në të kaluarën, duke përfshirë emoji me porosi të krijuara nga AI dhe aftësitë të reja të kërkimit të fotografive.

iPhone 16 i ri do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacion për gjërat rreth tyre vetëm duke drejtuar kamerën e tyre, njoftoi kompania.

GXDU7XdbEAMip2F

Për shembull, pasi të klikoni kontrollin e kamerës, një përdorues mund ta drejtojë kamerën drejt një restoranti dhe iPhone 16 do të nxjerrë informacione si komentet, menunë dhe mënyrën se si të bëni një rezervim.

Kjo “inteligjencë vizuale” mund të përdoret gjithashtu për të identifikuar gjëra të tilla si racat e qenve ose pikat e referimit dhe për të shtuar gjëra në kalendarin tuaj.

WhatsApp Image 2024-09-09 at 20.31.30 (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al