Arbenita Ismajli dhe Fero u bënë prindër para pak kohësh. Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e quajtën Nina.
Mirëpo, në postimet që çifti bëri në rrjete sociale me të voglën, nuk e publikuan portretin e tyre.
Ditën e djeshme, Nina mbushi plot tri javë jetë dhe me këtë rast, modelja postoi për herë të parë një foto të portretit të saj.
Komentet ishin të shumta dhe shumica prej tyre shpreheshin se Nina është kopje e mamit të saj.
Dy ditë më parë, Arbenita publikoi disa foto të vetes, duke i lënë të gjithë pa fjalë. Bukuroshja tregoi trupin pas lindjes dhe vëmendjen e tërhoqi barku i sheshtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al