Futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Armando Broja mundohet ta mbajë larg jetën e tij personale nga rrjetet sociale. Megjithatë në raste të rralla ai bën edhe përjashtime, sikurse ka ndodhur së fundmi.
Në ‘Ditën e Baballarëve’ 20-vjeçari ka publikuar si rrallëherë një foto krah babait të tij. “Gëzuar Ditën e Baballarëve babi”- shkroi ai krah postimit.
“Dita e Baballarëve” nuk është një festë shumë e njohur në vendin tonë, por në shumë vende festohet ashtu si ‘Dita e Nënës’. Kjo festë u propozua për herë të parë nga Sonora Dodd në Washington në 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit. Postime të shumta kemi parë nga personazhet publike e listës i është bashkuar edhe Armando.
Familja nuk është e vetmja që Armando mban larg syrit publik. Disa muaj më parë “Panorama Plus” zbuloi se ylli shqiptar i futbollit po shijon një romancë me një vajzë të quajtur Fidela. Sikundër mund ta shihni në foton e mëposhtme Fidela është një vajzë shumë simpatike, por nuk është një figurë publike. Rrjedhimisht, nuk dihet asgjë për jetën e saj private, por deri tani kemi mësuar se ajo studion për Drejtësi.
Nuk ka ende detaje se si Fidela dhe Broja janë njohur me njëri-tjetrin dhe sa vite kanë në lidhje, por nëse bazohemi te interpretimi i rrjeteve sociale, gjërat duken goxha serioze. Kështu, ylli i futbollit shqiptar ka vendosur në “Bio” e tij të Instagramit shkronjën e parë të emrit të të dashurës së tij, F, duke e shoqëruar edhe me një zemër të bardhë. Ky është padyshim një hap i madh në zyrtarizimin e një lidhjeje. Dhe nuk mbaron me kaq. Ndonëse Armando nuk ka postuar asnjë foto me partneren e tij dhe nuk ka folur asnjëherë publikisht rreth saj, komentet e tyre nuk mungojnë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al