1 Shkurt, 2024

FOTO/ Bardhi më romantik se kurrë, këngëtari i bën surprizën e veçantë Sarës në “Big Brother VIP”


Këngëtari i njohur Bardhi mëngjesin e sotëm e ka surprizuar Sara Gjordenin me një buqetë me lule në “Big Brother VIP”.

Banorja ka ngelur e habitur nga gjesti i artistit, e cila e ka pyetur atë vazhdimisht nëse ishte ideja e tij apo e dikujt tjetër.

“Ishte ideja jote apo ta dha dikush tjetër, sepse atë gjënë dje e diskutoj dikush tjetër”- tha Sara, ndërsa Bardhi e ka injoruar pyetjen e saj duke mos u përgjigjur.

Gjesti i artistit vjen pasi kohët e fundit dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë munguar as puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Mesa duket së shpejti dyshja do të bëhen çifti, megjithatë presim të shikojmë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al