Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme ku pritet të votohet përbërja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e tij në foltore, por ndërkohë që kryedemokrati fliste për incerenatorët, pas tij dy ministret e reja të qeverisë Rama, Bora Muzhaqi dhe Edona Bilali, duken të përqëndruara diku tjetër.
Në fotot e kapura ato shihe të fokusuara në laptop-ët e tyre dhe të painteresuara për fjalët e Lulzim Bashës. Nuk dihet se cila ishte çështja që rrëmbeu vëmendjen e dy socialisteve, por me siguri diçka që u ka ngjallur më shumë interes se kreu i PD-së.
Bilali është Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, kurse Muzhaqi zëvendës/ministre e Arsimit. Ndoshta mund të jetë edhe kjo arsyeja përse ato nuk janë të interesuara sepse tema nuk lidhet me to.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al