19 Mars, 2022

(FOTO) Beatrix Ramosaj bashkohet me Donald Veshajn? Ja detaji që i “zbuloi”


Javën që lamë pas Beatrix Ramosaj mori vëmendjen e të gjithëve me një foto ku shihej e veshur me një bluzë jeshile dhe syze të bardha në makinë. Kjo pasi ajo e krahasoi veshjen e saj me atë të Malumës në koncertin që ky i fundit realizoi të dielën e kaluar në vendin tonë. (KLIKO)

Mirëpo, teksa të gjithë u morën me veshjen, ka një detaji që na ka shpëtuar. Ka qenë blogeri i njohur Olti Curri ai që përmes disa postimesh në Instastory ka kapur se në ekranin që ndodhen në sendiljen e Beatrix duket figura e një djali misterioz, i cili shihet me kapuç. Imazhi nuk është i qartë, por silueta i përngjan shumë një fotoje që Donaldi ka postuar në Instastory këto ditë.

Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse bëhet fjalë për aktorin. E sidomos sot kur të gjithë po flasin për këngën e re të tij, një dedikim për Bora Zemanin. Përveç tekstit, ka marrë vëmendje edhe klipi në fund të të cilit shfaqet numri 5, që është data e përvjetorit të lidhjes së tyre. (KLIKO)

Nga ana tjetër, edhe Beatrix pritet të publikojë një këngë të re që do jetë në bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Nga sa kemi mësuar në rrjetet sociale ato po sjellin një këngë për një histori dashurie të shkuar që i ngjan shumë asaj të Beatrix dhe Donaldit. (KLIKO)

Big Brother VIP ka mbaruar, por trekëndëshi më i bujshëm i dashurisë në showbizin shqiptar vijon të jetë kryefjalë e mediave sociale. Se çfarë do ndodhë më tej me këta tre personazhe mbetet për tu parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al