9 Maj, 2022

FOTO/ Bebe Rexha shfaqet krah Malumës, ja çfarë i bëri bashkë


Bebe Rexha dhe Maluma janë shfaqur krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ajo që i ka bërë bashkë ka qenë “Formula Uno” që ka realizuar “Grand Prix” në Miami ku kanë marrë pjesë shumë figura të njohura mes tyre edhe Bebe dhe Maluma. Në foton e publikuar nga artistja me origjinë shqiptare ata shihen krah njëri-tjetrit të buzëqeshur.

Maluma ishte në Miami bashkë me skuadrën e tij kurse Bebe u shfaq edhe krah të dashurit.

Maluma dhe Bebe kanë prej vitesh një marrëdhënie shumë të mirë. Ata nuk ngurrojnë të shfaqen bashkë në rrjetet sociale kur takohen në evenimente të tilla e jo vetëm.

Aktualisht Bebe është në një lidhje me Keyan Safyari prej dy vitesh. Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dashurin e saj dhe ka vetëm fjalë të mira për të. Madje ajo është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo. “Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.”– është shprehur këngëtarja.

Nga ana tjetër Maluma po shijon romancën me Susana Gómez. Për të dashurën e Malumës ka shumë pak informacione pasi ajo nuk është personazh publik. Susan dhe Maluma janë në një lidhje që nga fundi i vitit 2020 kur u fotografuan për herë të parë së bashku. Maluma nuk poston foto me të në rrjetet sociale. Megjithatë, ai bëri një përjashtim ditën e Krishtlindjeve kur “falenderoi Santa Claus” për dhuratën e tij të jashtëzakonshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al