12 Prill, 2022

FOTO/ Beniada Nishani shfaqet në “Mediaset”, modelja pjesë e një prej emisioneve më të njohur italianë


Jo vetëm në Shqipëri. Duket se “Big Brother VIP” po i hap dyer Beniada Nishanit edhe në Itali. Modelja ka qenë së fundmi prezente në emisionin Tiki-Taka i cili transmetohet në gjigantin italian Mediaset.

Këtë e ka treguar vetë Beniada në rrjetet sociale ku ka ndarë foto të ndryshme nga prapaskena, teksa bëhet gati, me bashkëpunëtorë dhe gjatë intervistës.

Përballë Piero Chiambretti, Beniada ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe ka zbuluar detaje që publiku italian mund të mos i dinte për të. “Tiki Taka” i dedikohet sportit. Emisioni, i cili transmetohet në “Mediaset” mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit dhe Beniada ishte një nga të përzgjedhurat e mbrëmjes së djeshme.

Kujtojmë se kohë më parë në këtë emision ka qenë e ftuar edhe Eva Murati.

Beniada arriti përmes “Big Brother Vip” ëndrrën për tu bërë pjesë e ekranit shqiptar. Qëkur ishte brenda në shtëpinë e famshme, asaj iu ofrua posti i moderatores në “Procesin Sportiv”.

Por me të dalë, ajo mori edhe një tjetër format, një rubrikë në “E diell”. Kështu ka nisur një jetë e re për modelen, e cila ka lënë përfundimisht jetën në Itali, duke u zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin.

Beniada ka zbuluar se ka marrë edhe një banesë në Tiranë ku ka ndarë edhe një foto nga shtëpia e saj. Ish-finalistja e “Big Brother”-it po mendon të hap edhe linjën e saj të veshjeve në Tiranë. Duket se famën e fituar nga loja 136-ditëshe, ajo do ta përkthejë në para tashmë që gjithçka ka përfunduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al