19 Prill, 2022

FOTO/ Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini festojnë 1-mujorin e zyrtarizimit të lidhjes së tyre


Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini larguan një muaj më parë si çift nga “Për’puthen”. Prej disa javësh ata ishin deklaruar për njëri-tjetrin dhe kështu vendosën ta vijojnë lidhjen e tyre larg kamerave.

Sot ata shënojnë një mujorin e lidhjes dhe largimit të tyre nga emisioni i dashurisë dhe duket se lidhja e tyre po shkojnë më së miri. Në këtë ditë të veçantë për ta Bruno ka ndarë një foto me të dashurën e tyre duke e ‘uruar’ publikisht për një mujorin e lidhjes.

Në foto e shpërndarë prej tij në Instagram, Bruno shihet tek ka marrë në krah Florianën duke shënuar krah fotos vetëm datën simbolike: ‘19.04.2022’.

Më herët ditën e sotme në një intervistë për “Shqipëria Live” Bruno tha se e ka uruar të dashurën e tij që në mesnatë. “Jemi shumë mirë. Për një mujorin e urova dje në 12 të natës.”– tha ai.

Ndonëse kanë dalë nga programi i famshëm çifti ka treguar në intervista se nuk ka ndërmend të marrë hapa të mëdha në lidhjen e tyre, duke thënë se duan t’i marrin hapat me ngadalë. Madje, ata janë të kursyer edhe në rrjetet sociale ku nuk postojnë shumë foto së bashku.

Ata janë çifti i dytë i këtij edicionit të emisionit të dashurisë. Më parë Bashkimi dhe Alvisa u larguan bashkë. Por, i dhanë fund lidhjes pak javë më pas. Pas Brunos dhe Florjanës dolën edhe Mikela dhe Erjoni.

Bruno është një ndër konkurrentët që ka pasur më shumë takime në këtë sezon të “Për’puthen”. Ai ka nisur takimet me Alvisën, Mikelën, Efin dhe në fund Florianën. Njohjet e mëparshme kanë nisur mirë dhe Bruno është treguar i afërt sidomos me Mikelën dhe Efin, por më pas, për disa arsye, njohjet janë ndërprerë. Pas hyrjes së konkurrentes së re, ai u fokusua tek ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al